Opinione rreth zhvillimeve të fundit në mbarë globin tokësor

· Uncategorized

Planeti  jonë që nga ekzistimi e deri më sot është ballafaquar me shumë ndryshime sukcesive të cilat në periudha të caktuara kohore kanë pasur impakt pozitiv apo negative. Në të shumtën e rasteve ky impakt ka rezultura me zhvillime negative dhe për pasojë ka reflektuar efekte negative për botën e gjallë dhe me theks të veçantë për njerëzimin.

Sidoqoftë, biotopetet dhe biocenozat në kuadër të ekosistemeve të caktuara kanë reflektuar pozitivisht në kuadër të biosistemit si tërësi universal por në të shumtën e rasteve këto zhvillme janë përcjellur me pasoja shumë të mëdhaja dhe kanë dhënë efektshmëri negative për planetin tokë.

Gjatë shekujve me rradhë dhe sidomos në shekullin njëzet dhe në fillim të shekullit njëzete e një teknologjia bashkëkohore pati një trend të dukshëm dhe sidomos kohën e fundit ajo mori një zhvillim shumë të hovshëm që reflekotoi nga njëra anë me një trend të zhvillimit bashkëkohorë por në anën tjetër një dinamizëm i pakontrolluar mirë dhe në kohën e fundit reflektoi me ndryshime shumë të mëdhaja në planetin tonë. Këto ndryshime të pa kontrolluara dhe të rritura në vazhdimësi kanë sjellur në një disbalancë të ekosistemeve në kuadër të biosistemit duke sjellë në një situatë të disekuilibrit  në natyrë si të florës ashtu edhe të faunës dhe me këtë ky ndryshim ka për efekt impaktin negative për botën e gjallë në përgjithësi.

Në këtë drejtim potencojmë fenomenin e globalizimit si të ndotjes globale dhe ngrohjes globale që janë fenomene që kanë zgjuar shqetësim të theksuar kohen e fundit për rruzullin tokësor. Këto fenomene kanë një ndërlidhëshmëri funksionale dhe për pasojë japin efektet e tyre negative për botën e gjallë dhe për pasojë reflektojnë me ndryshime të theksuara në kuadër të ekosistemeve të caktuara dhe efekte shumë negative si për botën e gjallë bimore dhe shtazore ashtu edhe për njerëzimin.

Shtetet e zhvilluara dhe ata në zhvillim kanë tendencë që të rrisin impaktin teknologjik dhe mirëqenien ekonomike por me një tempo jo të kontrolluar në drejtimin e ruajtjes së balansit ekologjiko-ekonomik dhe ky disbalans reflekton në të shumtën e rasteve efekte negative në shoqëri dhe më gjërë. Fenomeni i ndotjes globale shoqërohet me ndryshime të mëdhaja në kuadër të ekositeme të caktuara në vendeve të caktuara por kjo situatë nuk ka ndonjë barierë të prerë sepse ndotja lokale ose globale nuk është e fokusuar në kufijë të prerë dhe e kufizuar në kufijë administrative të vendeve dhe shteteve që janë me një teknologji të zhvilluar kundrejtë atyre që janë më pak të zhvilluara dhe kjo reflekton pasoja përafërsishtë të njejta si për ata që janë të zhvilluar si për ata që janë më pak të zhvilluar dhe kjo i atakon të gjithë shtresat gati njësoj si ato të zhvilluara por edhe ato në zhvillim.

Kjo prishje e ekuilibrit natyror patjetër se do të sjellë efekte shumë negative edhe për ndryshime globale klimatike apo ngrohjen globale që kohën e fundit shoqërohet me një  shqetësim shumë të madh për  njerëzimin dhe për tërë rruzullin tokësor.

Ky disballans mes aspektit ekonomik dhe ekologjik do të sjellë një diskrepancë jo të koordinuar mirë, prandaj kjo do të reflekton një disbalancë të thekësuar mes zhvillimit teknologjik-ekonomik-ekologjik dhe rruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe pasojat do të reflektojnë më shumë impakt negative se sa pozitiv krahasuar me fitbekun ndaj  natyrës.

Ky fitbek nuk është real dhe pozitiv për natyrën dhe njerëzimin në tërë globin sepse kohën e fundit reflekton pasoja negative edhe për globin tokësor edhe për njerëzimin.

Kjo situatë reflekton çregullime në ciklin jetësor si në zinxhirin trofik në piramidën trofike ushqimore ashtu edhe në ciklin gjeokimik dhe në qarkullimin e materies dhe energjisë në ekosistem.

Materia dhe energjia në ekosistem transformohet prej një forme në formën tjetër dhe kjo mundëson rruajtjen e balansit ndërmjet materies dhe energjisë në kuadër të një ekosistemi, mirëpo ky balans kohën e fundit ky balans arinë të çregullohet sepse këto ndryshime nuk janë të qëndrueshme për shkak të kësajë situate të mbivendosur dhe të mos ekuilibruar mes materie dhe energjisë në ekosisem kurse në anën tjetër nevojat për energjinë dhe materien do të shtohen në mënyrë rapide sa që do të kemi një mungesë të madhe për këto dy komponente vitale për jetën.

Kjo mund të reflektohet edhe me ndryshimet klimatike si pasojë e prishjes së ekuilibrit të atmosferës si psh ozonit dhe shtresës ozonike që kohën e fundit reflekton prishjen e ekuilibrit klimatik siç është ngrohja globale. Ky dinamizëm i përshpejtuar dhe i pa kontrolluar i ndotjes globale që kohën e fundit merr përmasa trishtuese mundë të ndikon edhe në prishjen e hemisferës dhe më konkretisht atmosferës dhe troposferës dhe me prishjen e ekuilibrit ozonik na paraqitet efekti serë që është shumë i dëmshëm për litosferën aty ku zhvillohen proceset më të mëdhaja jetësore dhe me këtë dukuri mundë që të kemi dy fenomene paralele: rritjen e temperaturës në nivelin global dhe zhdukjen e specieve dhe habitateve në natyrë dhe me këtë prishjen e ekuilibrit në planetin tokë.

Ky çregullim reflekton edhe kataklizma tjerë shtesë siç është rati me cunamet, tërmete, erërat e fuqishme, erozionet dhe fatëkëqësitë tjera natyrore nga njëra anë dhe në anën tjetër prishje të faktorit klimatik dhe çregullim të periodizmit stinor vjetorë në mungesë të të rreshurave si shiu dhe bora në periudhat e caktuara si në vjeshtë dhe pranëverë ashtu edhe në sezonin dimër verëndryshime këto që mund të reflektojnë ndryshime klimatike dhe sezonale gjatë gjithë periudhës vjetore ndër decenie dhe shekuj.

Proceset degraduese si të ndotjes së mjedisit jetësor ashtu edhe të ngrohjes globale reflektojnë në prishjen e diversiteit biologjik dhe për pasojë prishjen e këtij biodiversiteti ndërmje florës dhe faunës dhe për pasojë jo qëndrueshmërinë mes këtyre dy kategorive jetësore vitale për jetën. Kjo do të reflekton zhdukjen e specieve të caktuara dhe prishjen e habitateve në kuadër të ekosisteme dhe për pasojë çregullime në piramidën jetësore dhe piramidës trofike dhe me këtë rast humbje e specieve sidomos atyre endemike dhe specieve tjera natyrore.

Në kuadër te ekosistemeve të caktuara të mjedisit jetesor janë të ndërlidhura të gjitha reaksionet floristike dhe faunistike dhe aktivitetet që i zhvillon njerëzimi sepse këto reaksione kanë impakt pozitiv ndërmjet fenomeneve aksion-koaksion-reaksion të cilat në natyrë  duhet të jenë të balansuara për ta ruajtur ekuilibrin natyror. Këto fenomene janë të koordinuara dhe të koontroluara në natyrë mes biotopev edhe biocenozave të caktuara në kuadër të ekosistemit, biosistemit dhe biosfers dhe reflektojnë një tërësi funksionale me këtyre proceseve.

Faktori njeri me vetëdije ose pa vetëdije arrinë që këto raporte dhe fenomene natyrore ti çregullon me ndërhyrjen e pakontolluar dhe me këtë të reflektojë prishjen e këtyre marëdhënieve në ekosistem.

Kjo situatë e krijuar me këto veprime të  pakoordinuara dhe të pakontrolluara sjellin efekte negative për njerëzimin dhe reflekton situate me impakte negative.

Kohën e fundit njerëzimi atakohet me këto fenomene që kanë reflektuar çregullime si në aspektin ekonomik ashtu edhe në aspektin ekologjik dhe sidomos me theks të veçantë në atë shëndetësor.

Kjo tempo e shpejtë e jetës me një dinamizëm të shtuar imponon një çregullim  të tempos së jetës dhe reflekton në shëndetin e njeriut.

Jetojmë në shekullin e globalizimit shekullor që kërkon një dinamizëm dhe ndjekje të tempos së një jete stresante dhe materialisht dhe psikologjikisht të rënduar ku ka humbut humanizmi dhe solidariteti mes njerëzve prandaj kjo mundë të çojë në një krizë globale për njerëzimin dhe mirëqenien njerëzore.

Fenomenet si ndotja e mjedisit jetësor,  ngrohja globale, zhvillimet e pakontrolluara dhe faktorë tjerë rrisin riskun për sëmundjet të ndryshme si: kancerogjene, teratogjene dhe mutagjene dhe sëmundje tjera me karakter endogjen dhe ekzogje dhe për pasojë kemi vdekshmëri të shtuar dhe në rritje graduale kjo imponon kujdesje të shtuar dhe masa preventive për mjekësine dhe shendetin.

Statistikat tregojnë se kohën e fundit kemi shifra alarmante në këtë drejtim dhe kjo vjen duke u rritur dita më ditës me një dinamikë të shtuar të pakoordinuar dhe të pakonrolluar.

Gjatë gjithë ekzistencës së njerëzimit kuptohet është përcjellur  fenomeni i sëmundjeve të ndryshme dhe kjo kohën e fundit është në rritjen e sipërt dhe fatkeqësisht  me shifra shumë alarmante të vdekëshmërisë. Njerëzimi është ballafaquar me shumë sëmundje që kanë reflektuar situata epidemiologjike dhe pandemike si: sëmundjet virale kolera, embola, sarsi dhe sëmundje tjera që  fillimisht kanë kanë etiologji të panjohur.

Fundi i vitit 2019 dhe fillimi i viti 2020 është shoqëruar me një pandemi ndër më të fuqishme në botë që ka tronditur të gjitha kontinente dhe ka marrë përmasa botërore. Kjo është sëmundja viralë ndoshta më e rrezikshme si Virusi Korona (Kovid-19) i  cili po merr jetë njerëzish çdo ditë e më shumë dhe ka futur botën në një kaos total. Si asnjëherë më parë është mobilizuar njerëzimi për ta luftuar këtë virus i cili për fat të keqë nuk ka mekanizëm pë ta luftuar përveç efektit të izolimit total të njerëzimit për tu mbrojtur si masë më e mirë preventive dhe më e drejtë për tu mbrojtur edhe si individ edhe si shoqëri edhe si tërësi.

Ndoshta parrolla  e qëlluar,, qëndro në shtëpi,, është arma më adekuate në këtë situatë për tu mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës dhe këto masa mbrojtëse janë ndoshta i vetmi shpëtim për të dalur nga kjo krizë e krijuar në tërë globin.

Kjo, pa dyshim do të reflektojë pasoja në rradhë të parë si shëndetësore ashtu edhe ekonomike për njerëzimin, pasoja të cilat do të zgjasin dhe manifestohen në forma të ndryshme  nje kohë të gjatë në të gjithë rruzullin tokësore dhe do të reflektojnë impakte negative si në shëndetësi ashtu edhe në ekonominë botërore.

Këto çregullime disbalansuese dhe ndërhyrje të pakontrolluara që i bëhen rruzullit tokësore mund të kënë impakte edhe më negative në të ardhmen për njerëzimi prandaj kujdesi, mirënjohja dhe investimi për natyrën duhet të mbisundojnë gjithmonë për planetin tonë të cilin duhet ta rruajmë ne sepse me kujdesin ndaj natyrës do të thotë të  kujdesemi  për veteveten dhe brezat që vijnë pas nesh.

Kujdes për natyrën, mirëqenie për njerëzimin, ardhmëri për pasardhësit tonë kjo është rruga e drejtë dhe rruga e Zotit.

 

 

Tetovë, më 12.04.2020                                                             Shoqata Universi

Prof.Dr. Nexhbedin Beadini

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.